Shtëpia britanike e ankandeve Sotheby’s ka nxjerrë në ankand diamantin e zi të prerë më të madh në botë.
Diamanti i zi 555,55 karat i quajtur “Enigma”, i cili ka nisur të ekspozohet në Sotheby’s në Londër, do të jetë në ankand online në datat 3-9 shkurt.
Diamanti i zi, i cili mendohet të jetë formuar kur një asteroid me gurë të çmuar u përplas me tokën 2,6 deri në 3,8 miliardë vjet më parë, dhe që përfshin osbornitin, mineral i gjendur në meteorite, do të gjejë pronarin e tij të ri më 10 shkurt.
Enigma, me peshë 800 karat në formë të papërpunuar kur u ble nga pronari aktual në vitet 1990, mori formën e saj përfundimtare pas tre vitesh përpunimi. E prerë në formë palme sipas frymëzimit nga Lindja e Mesme, Enigma pritet të gjejë blerës për rreth 3-5 milionë paund.