Policia ka arritur të finalizojë me sukses operacionin “Stojani”, duke vënë në pranga një person të dënuar me 5 vite burg.
Policia bën të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Erjul Menga, 28 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Gjykata e Shkallës së Parë Mat, këtë shtetas e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, i cili në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të arrestuar më parë janë kapur në flagrancë duke punuar në një parcelë të cilët kishin mbjellë bimë narkotike.