“Ka 500 euro dhuratë”- Zbardhen përgjimet në burgun e Elbasanit: Jepi një shishe ‘Whiskey’, thuaji e ka nga “Dibrani” kati i tretë. Si futej droga dhe alkooli në qeli, dalin përgjimet e kryera për operacionin “Trinomi” në burgun e Elbasanit. Nëpërmjet personave të tretë, të burgosurit fusnin brenda qelive pije alkoolike dhe drogë. Kjo gjë bëhej nëpërmjet korrupsionit që të dënuarit i bënin punonjësve të burgjeve.
Operacioni u zhvillua tre ditë më parë në burgun e Elbasanit, Korçës dhe Peqinit dhe u finalizua me arrestimit e 28 personav, mes tyre edhe zyrtarë policie dhe burgjesh.
Në përgjimet tregohet sesi personat fusnin në burg drogë dhe pije alkoolike.
Në përgjimet rezulton se i paraburgosuri Gentjan Mino ka përdorur numrin telefonik të burgut të Elbasanit dhe komunikon me shtetasin Gentjan Gjata dhe i thotë “merre atë në telefon dhe thuaj të kalojë sonte se ka 500 Euro dhuratë”.
Gentjan Gjata i thotë Gentjan Minos se po i shkruaj një herë se nuk do të flaës në tel. Me pas Gentjan Mino komunikon me Gentjan Gjatën dhe i thotë se i kam thënë Verit (Enver Kasnecit) që ti marrë Gazit (Gazmir Metës) 500 Euro dhe do ti sjellë dhe më pas ai tia japë Hysës(Hysni Ndreut).
Nga përgjimet dhe vëzhgimet rezulton se shtetasi Gazmir Meta takohet me shtetasin Enver Kasneci të cilit i jep 700 Euro dhe ky i fundit ia dërgon shtetasin Gentjan Gjata i cili ndodhet në lokalin e tij pranë IEVP Elbasan . Rreth orës 17 të datës 22.01.2022 shtetasi Gentjan Gjata takohet me shtetasin Hysni Ndreu i cili vjen nga qyteti i Tiranës dhe më pas ky i fundit shkon në brëndësi të ambjenteve të IEVP Elbasan ku qëndron për pak kohe dhe del më pas duke u larguar në drejtim të qytetit të Tiranës.
/Panorama.al