“Shoqata e Tetraplegjikëve” është në një situatë të komplikuar lidhur me ambientet e zyrave të saj për shkak se Bashkia e Tiranës do të shfrytëzojë hapësirat ndërtimin e një pallati.
Mësohet se Presidenti i Shoqatës i ka dërguar një shkresë zyrtare Bashkisë duke kërkuar marrjen e masave dhe një sqarim deri në detaje.
Në kërkesë shkruhet se Bashkia po planifikon që zyrat e tyre të transferohen në zonën e një ish-reparti ushtarak në Surrel.
Burimet bëjnë me dije se në ambientet e mëparshme të zyrave të Shoqatës së Përgjithshme të Tetraplegjikëve, do të shfrytëzohen si hapësira për ndërtim pallati.
Hapësirat e ish-repartit ushtarak në zonën e Surrelit, ku mësohet se do të transferohen zyrat e cila nuk është aspak e përshtatshme për persona të cilët lëvizin me karrige me rrota dhe ambientet nuk ofrojnë asnjë kusht.