-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vijon kalvari i protestuesve të “5 Majit”, edhe pse bashkia tha se do u jepte apartamente

Kryesoret

Pasditen e sotme banorët e “5 majit” së bashku me ata të Laprakës dhe Paskuqanit kanë dal sërish në protestë për pronat e tyre që po shemben nga projekti i Unazës së Madhe.

Teksa policia po përpiqej të shpërndante banorët sepse kishin bllokuar trafikun njëri nga ata u shpreh:

 “Këta që na prishin shtëpitë a janë të ligjshëm a janë të paligjshëm? Këto që na ndalojnë ne të protestojmë, a janë vetë të ligjshëm? Pse nuk vjen askush të flasë me ne?”

Ndërsa një tjetër banorë ka theksuar se letrat për legalizim i ka mbyllur që kur ka mbaruar ndërtimin e shtëpisë, por kurrë nuk ka marr përgjigje.

“Nuk ka ardhur asnjë lloj reagimi nga askush, edhe të jetimores me qenë, nuk do silleshin kështu. E kemi mësuar nëpër televizorë vendimin për prishjen. Banesa ime është e pa legalizuar, ka që në 1997-tën që jam regjistruar për legalizimin e shtëpisë.”

Ndërkohë që dje bashkia ju ka bërë thirrje qytetarëve të firmosin aktin me shtetin për të marr aq sipërfaqe banese sa ju takon për frymë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit