-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati: Specialja duhet t’i jepte mbrojtjes së krerëve të UÇK-së të gjitha provat

Kryesoret

Deklarata e ish-kryeministrit në mërgim të Kosovës, Bujar Bukoshit tërhoqi vëmendjen në seancën ndaj krerëve të UÇK-së që u mbajt në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Qëndrimi publik i Bukoshit në mbrojtje të udhëheqësve të UÇK-së nuk iu dha mbrojtjes në kuadër të provave të pafajësisë. Edhe avokatët e krerëve të UÇK-së pretenduan se e njëjta gjë ndodhi edhe me deklaratën e ish-shefit të OSBE-së në Kosovë Den Everts, i cili kishte thënë se krimet e pasluftës nuk janë organizuar nga udhëheqësit shqiptarë.

Avokati i licencuar nga Specialja, Taulant Hodaj, vlerëson se prokuroria është e detyruar t’ja dorëzojë provat e pafajësisë mbrojtjes, me përjashti të dy rasteve specifike.

“Prokuroria ka një provë ose informacion të cilin e ka marrë në mënyrë konfidenciale dhe e trajton të privilegjuar atë informacion për arsye se burimi i informacionit ka bërë marrëveshje me prokurorinë. Në raste të tjera, kur prova shfajësuese nuk i jepet mbrojtjes janë ato kur cenohet hetimi aktual ose hetim i ardhshëm”, tha Hodaj për RTK-në.

Por, a bëjnë pjesë deklaratat e Bukoshit dhe Everts tek rastet kur provat shfajësuese mund të mos i jepen mbrojtjes.

“Në shikim të parë nuk shihet që ato bëhen pjesë në këto kufizime sepse ato janë prova shumë të përgjithshme dhe nuk shihet që ato mund të cenojnë apo rrezikojnë sigurinë e ndonjë dëshmitari”, vijoi Hodaj për RTK.

Seanca e radhës në rastin e krerëve të UÇK-së është lënë të mbahet më 24 mars.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit