-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Danoçi” i drejtësisë para Tahirit i futi “shuplakë” deputetes socialiste

Kryesoret

Ish-ministri Saimir Tahiri dje u dënua me 3.4 vite burg nga trupa e kryesuar nga Engert Pëllumbi me anëtarë Igerta Hysin dhe Florian Kalanë.

Pëllumbi nuk është emër i panjohur për socialistët, pasi 10 vite më parë ka dënuar një tjetër figurë të PS-së. Në vitin 2011 ai gjobiti për shpifje nënkryetaren aktuale të Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felajn për shpifje.

Por për cfarë u dënua Felaj?

Gjykata e Tiranës në 2011 vendosi të dënojë deputeten e PS-së pas akuzave të bëra ndaj kompanisë “Ferar” për marrjen e një koncensioni për ndërtim hidrocentrali në Bencë.

Deputetja Felaj lëshoi akuza ndaj ish-ministrit Genc Ruli dhe kësaj kompanie, por që gjykata i cilësoi si shpifje.

Engert Pëllumbi çmoi se deklaratat e deputetes së PS-së përbëjnë shkelje të ligjit dhe për këtë vendosi ta dënojë atë duke e detyruar të dëmshpërblejë kompaninë “Ferar” për dëmin që i ka shkaktuar.

10 milionë lekë vendosi gjyqtari Engert Pëllumbi të detyrojë deputeten Felaj të dëmshpërblejë kompaninë “Ferar” për dëmin që i ka shkaktuar për deklaratat e saj në konferencën për shtyp para selisë së PS-së

Por cila është karriera e gjyqtarit që kryesoi trupën?

Gjyqtari i Fierit i komanduar në Gjykatën e Apelit të Vlorës në tetor të vitit të kaluar kaloi vettingun.

Pëllumbi i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Fierit.

Në vitet 2017-2020, Pëllumbi punoi si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë dhe prej nëntorit 2020 e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Vlorës si pjesë e skemës së delegimit.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit