Presidenti Ilir Meta është shpallur në familjet shkodrane si njeriu i vitit në këtë qytet. Ai mori pjesë në aktivitetin tradicional të familjeve shkodranë.
Me anë të një postimi në Facebook, ku ndau disa foto nga ky aktivitet, presidenti shkruan:
“Shumë i nderuar të vlerësohem sot në Shkodër me titullin “Njeriu i vitit” në aktivitetin tradicional të organizuar nga familjet shkodrane.
Mirënjohje me përulësi!
Faleminderit legjendave Ismet Hoxha dhe Selami Dani të Vllaznisë për simbolet e kuqebluve”.