Të dy njihen për bashkëpunim të suksesshëm, ndërsa tani kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Bëhet fjalë për dy reperët e njohur, Majk dhe Marin të cilët janë duke punuar për një këngë të re, që pritet të lansohet së shpejti.
Projekti i tyre i ri po punohet në studion muzikore të producentit të njohur, Rzon, i cili edhe postoi një foto ku shihet përkrah tyre.
“Disa gjëra nuk mund të ndalen, së shpejti”, ka shkruar Rzon në mbishkrimin e fotografisë që ndau me fansat në Instagram.
Kujtojmë që të dy reperët mbesin aktiv me projekte të ndryshme dhe gjithashtu mbrëmje e koncerte muzikore.
Projekti i fundit i Majk është bashkëpunimi me këngëtaren, Dafina Zeqiri “Më fal”, ndërsa Marin muaj më parë lansoi këngën “Shota”.
/5pyetjet.al