12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA, anulohen mbi 4 mijë fluturime për shkak të stuhisë së borës

Kryesoret

Më shumë se 4 mijë fluturime janë anuluar dhe rreth 100 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të stuhisë së borës që ka përfshirë disa pjesë të SHBA-së.

Stuhia e borës preku një zonë ku jetojnë rreth 100 milionë banorë, ndërkaq të dhënat e publikuara në faqen e internetit FlightAware, e cila monitoron trafikun ajror, tregojnë se më shumë se 4.000 fluturime janë anuluar. Trafiku është vështirësuar në shumë shtete.

Në disa shtete federale është lëshuar një paralajmërim për shkak të erës së forta dhe akullit në rrugë, por edhe vështirësive në furnizim me energji elektrike. Shirat e rrëmbyeshëm kanë bllokuar shumë rrugë në Missouri, kurse aksidente të shumta janë raportuar në Indiana. Në New Mexico, shumica e institucioneve zyrtare janë mbyllur.

Byroja Kombëtare e Meteorologjisë tha se reshje të reja të dëborës priten në zonat nga Teksasi në New England si dhe vërshim uji është i mundshëm në shtetet federale në jug të vendit. PowerOutage tha se rreth 70.000 konsumatorë mbetën pa energji elektrike në Teksas dhe 25.000 në Arkansas.

Pothuajse në të njëjtën periudhë të vitit 2021, miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në SHBA për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta të ajrit, ndërsa 69 njerëz vdiqën brenda një jave.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit