Pas më shumë se 100 ditë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ banorët tashmë janë rënduar shumë psikologjikisht dhe kanë mall për familjarët e tyre.
Ilir Shaqiri është përlotur ditën e sotme dhe shkak është bërë kënga që ishte në sfond brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Është fjala për këngën “A te” të këngëtarit të famshëm italian, Jovanotti. Këngën në fjalë ia këndoi vajza e tij, Emily, kur hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për ta surprizuar.
E duket se sa herë e dëgjon këtë këngë, balerini i njohur emocionohet dhe nuk i mban dot lotët. Pasi mbaroi kënga Iliri dëgjohet që thotë “sa më ka marrë malli”.
Me lot në sy, ai i prezantoi banorët me kontektin dhe prapaskenat që ky produksion përfaqson.
Banorët e tjerë u përpoqën t’i gjendeshin pranë në këtë moment të bukur dhe delikat për të.
/5pyetjet.al