-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkia Bulqizë: Do të marrim përsipër bonusin e qerasë për katër banesat e djegura në lagjen e vjetër

Kryesoret

 Një zjarr i fuqishëm përfshiu një godinë banimi në lagjen e vjetër të Bulqizës, mbrëmjen e kaluar.

Mësohet se godinë jetonin 4 familje, ndërsa godina ndodhet pak metra mbi qendrën sociale. Burime bëjnë me dije se nga zjarri nuk ka të lënduar.

Sipas banorëve zjarri ka rënë gjatë orës 00:30, dhe një nga shkaqet kryesore mund të kenë qenë linja elektrike që ishte e amortizuar.

Flakët kanë shkrumbuar gjithçka, ndërsa nuk dihet se sa persona ishin brenda në momentin që ka rënë zjarri.

Ndërkohë që kryetari i Bashkisë së Bulqizës deklaroi se do bëjnë të pamundur për strehimin e banorëve.

“Janë totalisht të pabanueshme, ne do të mblidhemi si emergjenca civile dhe do të bëjmë procedurat në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave. Do të vlerësohet dëmi i bërë në këto banesa dhe dosja do të kalojë në këshill. Deri në një vendimmarrje ne do t’i strehojmë në një vend tjetër duke u paguar edhe bonus qiraje bashkia. Bashkia merr përsipër bonusin e qirasë deri sa të sistemohen në banesa të reja. Kjo ndërtesë duhet prishur e tëra. Nuk shihet ndonjë perspektivë që të mund të rikonstruktohet”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit