-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpallet fituesi i Sanremo-së, dueti italo-egjiptian përfaqësojnë Italinë në Eurovision

Kryesoret

Mahmood & Blanco janë fituesit e festivalit “Sanremo 2022” me këngën “Brividi“, e kështu do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion. Festival që edhe ky do të zhvillohet në Itali, në Torino pas fitores së Maneskin në garën e Suedisë. Ndërsa vendin e dytë e mori Elisa, e Gianni Morandi siguroi të tretën me këngën e tij “Open all doors”.

Menjëherë pas marrjes së çmimit të parë, Blanco zbriti nga salla duke shkuar drejt të ëmës dhe nuk i kurseu përqafimet dhe puthjet ndaj saj. 

Ndërkohë që për 29-vjeçarin me origjinë nga Egjipti, Mahmood kjo është fitorja e dytë pas “Soldit” në vitin 2019, duke u bërë këstu atë të parin në histori që e fiton festivalin dy herë. Dueti me Blancon, vetëm 19 vjeç, duket se është pritur mirë pasi kënga “Brividi” është në dhjetëshen e parë të renditjes botërore të Spotify.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit