Prej ditës së sotme autoritetet greke kanë vendosur të lehtësojnë masat në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë.
Të gjithë personat që do të kalojnë nga kjo doganë drejt territorit fqinj, do t’u duhet të paraqesin vetëm certifikatën e vaksinimit.
Në pikën kufitare të Kapshticës dhe të “Tre Urave” ende nuk ka një urdhër për heqjen e masave kufizuese.
/5pyetjet.al