-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Habit gazetari spanjoll: Marcelo në fund të sezonit do të pensionohet dhe do të bëhet model

Kryesoret

Marcelo është afër fundit të karrierës së tij futbollistike, me mbrojtësin e majtë brazilian që mendon të pensionohet në fund të sezonit 2021/22.

Ai aktualisht është i barabartë me Paco Gento në 23 tituj të fituar me Real Madridin dhe 33-vjeçari do të donte të zërë vendin e parë për trofe, gjë që mund ta bëjë nëse ‘Los Blancos’ fitojnë La Liga Santander ose Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Më pas, sipas gazetarit të njohur spanjoll Paco Gonzalez, ai do të tërhiqet dhe do të kalojë në modeling.

“Ai nuk do të vazhdojë të luajë futboll,” shpjegoi Paco Gonzalez, drejtori i programit “Tiempo De Juego” të Cadena Cope.

“Ai dëshiron të fitojë një tjetër titull me Real Madridin që të ketë një më shumë se Gento dhe më pas do t’i thotë lamtumirë futbollit.

“Pastaj, plani i tij i ardhshëm është të bëhet model për një markë veshjesh të Amerikës së Veriut, ndoshta një që shet të brendshme” /albeu.com

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit