Real Madridi ka përjetuar një tjetër humbje zhgënjyese, duke u mundur 1-0 nga Getafe në ‘Santiago Bernabeu’. Ky është disfata e dytë radhazi për ‘Galaktikët’, pas humbjes së javës së kaluar në udhëtim kundër Osasunës (2-1).
Getafe siguroi fitoren me një gol të shënuar nga Martin Satriano në minutën e 39-të. Ndeshja u mbyll me nga një lojtar të kuq për secilën skuadër, Franco Mastantuonos për Real Madrid dhe Adrian Liso për Getafe.
Pas 26 javëve të La Ligas, Barcelona kryeson renditjen me 64 pikë, katër më shumë se Real Madridi, i cili renditet i dyti. Atletico Madridi dhe Villarreal ndajnë vendin e tretë me nga 51 pikë.









