Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, kërkon nga krerët institucionalë të fuqizojnë diplomacinë dhe lobin shqiptar në Amerikë për të ripërtërirë kontaktet me Kongresin në Uashington.
Pas letrës së 16 anëtarëve të Kongresit të SHBA-së dërguar presidentit Biden në përkrahje të Serbisë, Spahiu thotë se kjo e fundit përmes gënjeshtrave po tenton të afrohet me administratën e re amerikane.
Ai për KosovaPress thotë se institucionet në Kosovë prej kohësh nuk kanë punuar si duhet me SHBA-të.
Spahiu e konsideron shqetësuese edhe aktivizimin e lobit serb në SHBA dhe tendencën për përafrim me presidentin Biden.