Seanca e nisur të martën e 1 shkurtit, e ndërprerë 2 herë, dhe e përfunduar sot u karakterizua nga një debat mes palëve, nga argumente dhe kundër-argumente, me akuza të ndërsjellta dhe pyetje shumë domethënëse të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Pas mbylljes së seancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila u tërhoq për vendim, Meta paralajmëron ngritjen e një padie në Prokurori për falsifikimin e provave nga Kuvendi.
“Sapo falenderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës.
I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese.
Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!
Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!” ka shkruajtur Meta.
/5pyetjet.al