Rey Manaj ka gjetur golin sonte në ndeshjen mes Salernitana dhe Spezias, pas më shumë se dy muajsh.
Lojtari i kombëtares shqiptare e hapi llogarinë për skuadrën e tij, duke i barazuar shifrat në 1-1. Manaj ia doli të shënonte gol në minutën e 12-të, me anë të një penalltisë, duke i dhënë shpresë.
Entuziazmi nga goli i shqiptarit nuk zgjati shumë pasi Salernitana riktheu avantazhin me Verdin katër minuta më vonë.
Në fund, ky takim u mbyll me shifrat e barabarta, 2-2, ndërsa për Manajn ky ishte goli i dytë në Serie A.