Ervis Gjeci, banues në Kurbin është dënuar me nëntë vite burg pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze të mitur, mësohet se Gjykata e Apelit në Tiranë ka dhënë ditën e sotme vendimin për Gjecin, i cili do të bëjë vetëm 6 vite burg pasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Kujtojmë se denoncimi për këtë të fundit u bë nga vet vajza në prani të psikologes. E mitura ka deklaruar se Gjeci e përndiqte dhe i kërkonte të vazhdonte lidhjen me të dhe vajza të ndërpriste shkollën.