-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kamioni përplas këmbësoren në Milot, gruaja në gjendje të rëndë

Kryesoret

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të një karburanti në aksin rrugor Milot Rrëshen. Sipas policisë një kamion që drejtohej nga S.L., 39 vjeç, banues në Kamëz ka përplasur një këmbësore rreth 50-vjeçe.

Kjo e fundit është dërguar drejt spitalit të Traumës pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërkohë që drejtuesi i kamionit është shoqëruar në policinë e Kurbinit.

“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen,  në afërsi të një karburanti mjeti tip kamion me drejtues shtetasin S.L., 39 vjeç, banues në Kamëz,  Tiranë  ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D.C., rreth 50 vjeçe, banuese në Milot, Kurbin, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rendë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit