-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lartë lë në burg ish-kryebashkiakun i Lushnjës

Kryesoret

Gjykata e Lartë ka refuzuar lirimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe. Tre gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni rrëzuan rekursin e Fatos Tushes. Kujtojmë se më 28 korrik të vitit të kaluar, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes.

Gjykata vendosi mospranimin e rekursit të paraqitur nga personat nën hetim Flamur Peqini, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Bujar Murati kundër vendimit nr.24, datë 28.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë./5pyetje.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit