Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” organizatën e njohur bamirëse “Caritas Italiana”.
Ky vlerësim vjen “Për kontributin e shquar human në ripërtëritjen e jetës së shoqërisë shqiptare pas rënies së komunizmit, duke investuar dashuri dhe përkujdesje për integrimin e emigrantëve shqiptarë në shtetin italian.
“Me mirënjohje për përkushtimin ndaj ngritjes së institucioneve të bamirësisë në mbështetje të shtresave më në nevojë në Shqipëri, duke forcuar në këtë mënyrë solidaritetin dhe miqësinë mes dy popujve tanë.”, është shprehur Meta.
