Një aksident zinxhir ka ndodhur në rrugën “Ilindenska” para selisë Qeverisë. Disa prej personave kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa në mesin e të aksidentuarve kanë qenë edhe ministrat e Financës dhe Ekonomisë, Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri Besimi, i cili ka shkruar se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar rëndë.
“Makina zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashkë me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje në Qeveri u bë përfshi në një aksident rrugor që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë. Përveç dëmeve materiale në makinë, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Disa morën lëndime të lehta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Besimi.