-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e çmimit të naftës, shoqata e transportit urban: Do shtrenjtojmë biletat

Kryesoret

Kreu i shoqatës së Transportit Urban Dashnor Memaj shprehet se nëse qeveria nuk merr masa për çmimin e naftës, ata janë të detyruar që të shtrenjtojnë tarifat e shërbimit.

Në një prononcim për OraNews, Memaj tha se kërkon që të paktën qeveria t’i përjashtojë nga taksa e qarkullimit.

Ai tha se nevojitet ndërhyrja e qeverisë sa më parë përmes mekanizmave rregullues për ta bërë çmimin e naftës të  përballueshëm për sektorin e tyre. 

“Një ndryshim i çmimit të naftës reflektohet te kostot e mirëmbajtjes së këtij sektori. Ne nuk kemi kërkuar diçka që s’mund të bëhet ose nuk na takon, ne po kërkojmë çmimin e naftës si sektor ta marrim sa vendet e rajonit. Kemi kërkuar të përjashtohemi nga taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër është e padrejtë për ne.

Duhet edhe suport tjetër financiar, ulja e pragut të TVSH-së. Janë këto elemente të cilat ne i kemi quajtur shtyllat ekonomike tonat që të kalojmë krizën dhe mos ketë ndikim në rritjen e çmimit të biletës për qytetarët. Në momentin që ne hasemi me një zë të shurdhër, nuk na përgjigjen, automatikisht do kërkojmë rritjen e çmimit të biletës,”- tha Memaj.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit