Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, në lagjen 14 të Shkozetit. Një motor është përplasur me një biçikletë duke lënë pas të plagosur një tjetër person, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.
Ky person është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Ky është aksidenti i dytë në pak orë i ndodhur në Durrës. Mbrëmjen e kaluar në Durrës, një mjet përplasi një motoçikletë, duke lënë të vdekur dy të mitur. /5pytje.al