Ndërsa kanë mbetur vetëm 9 ditë nga finalja e madhe, Vëllai i Madh ka menduar një surprizë për banorët. Ata do të kenë mundësi që të darkojnë me ish konkurrentët e Big Brother apo me familjarët e tyre mirëpo pas kësaj fshihet një kleçkë. Për këto darka duhet të paguajnë para.
“Kemi menduar që çdo dite të organizojmë darka në shtëpinë tuaj me miq dhe familjarë. Por kujdes! Për këto takime duhet të paguani me para të cilat i zbritën çmimit të madh prej 115 mijë euro.”, thuhet mes të tjerash në zarf.
Por direkt pas kësaj kanë filluar diskutime se kë do ftojnë banorët. Ata janë në dilemë nëse për darkën e të premtes do të zgjedhin Arbanën apo ish konkurrentët.
Mes batutash Donaldi thotë se mund ti ftojnë të gjithë, por shpreson që Arbana të tregohet bujare dhe mund ta paguajë vetë darkën e saj.