Finalja e madhe po afron dhe ende nuk dihet kush do të jetë finalisti i 3-të dhe i 4-të.
E teksa të gjithë banorët po bëjnë parashikimet, Donaldi ka dashur t’i japë një premtim Monikës
Teksa po pinin një gotë verë Monika dhe Donaldi kanë biseduar së bashku pas spektaklit.
Gjatë bisedës, Donaldi i premtoi Monikës se nëse ajo nuk do të shkojë në finale dhe ai do të jetë fituesi i çmimit të madh, atëherë lekët e finales pra 10.000 euro do t’ia japë ai aktores.
“Në qoftë se nuk je në finale dhe unë do jem ai që do fitoj, lekët e finales do i kesh nga unë”, tha Donaldi, ndërsa Monika falënderoi aktorin për fjalët e mira që i tha. /5pyetje.al