-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet nëna që firmosi peticionin kundër Ëmblës: Ishte agresive ndaj fëmijëve të tjerë

Kryesoret

Një nga nënat që nënshkroi peticionin me të cilin u mor vendimi që Ëmbla Ademi, me sindromin Down të mos ndiqte mësimin, ka folur për TV21 në Maqedoninë e Veriut.

Ajo tha se peticioni nuk ka qenë për të përjashtuar nga shkolla Ëmblën, por për të gjetur zgjidhje, pasi siç thotë ajo, Ëmbla ka treguar shenja dhuna ndaj fëmijëve të tjerë.

“Ne nuk e kemi përjashtuar Ëmblën nga shkolla. Ne si nëna e bojkotuam shkollën për të gjetur zgjidhje sepse Ëmbla është agresive ndaj fëmijëve”, tha ajo.

E pyetur se a e tërheqin pas peticionin, ajo tha se peticioni ishte për këtë semestër dhe se nuk është më në fuqi.

“Bojkoti ishte në gjysmëvjetorin e parë. Bojkoti nuk ishte në gjysmëvjetorin e dytë”.

Megjithatë, shtoi se nëse do duhej, do firmoste një tjetë peticion.

“Unë nuk jam pishman. Nëse vjen puna unë sërish bëj peticion. Ne nuk e përjashtojmë Ëmblën. Por zoti Ilir e bëri këtë shumë të madhe. Pse kur Ëmbla na i lëndoi neve fëmijët, zoti Ilir nuk reagoi”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit