Qindra efektivë policie kanë mbërritur sërish mëngjesin e sotëm në zonën e 5 Majit në Tiranë, ku pritet të vijojë prçcesi i shembjes së banesave.
Banorët janë përplasur me Policinë, që është e shumtë në numër, duke shkaktuar një gjendje alarmi në të gjithë zonën.
“A jeni si jeni burra, mirëmëngjesi, ju thafshin krahët për shtet që jeni”, dëgjohen thirrjet e banorëve, ndërkohë që iu kërkojnë policëve të heqin kapelet.
Një pjesë e banorëve kanë tentuar që të çajnë kordonin e policisë, por e kanë pasur të pamundur, për shkak të numrit mjaft të madh të punonjësve të policisë.
5Pyetjet.al