Një person ka shfrytëzuar rrugët dytësore për të hyrë në Kosovë, pasi nuk kishte dëshmi se është vaksinuar kundër COVID-19.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, e ku është vërtetuar se më parë i ishte ndaluar hyrja për shkak të mungesës së certifikatës.
I dyshuari i ka konfirmuar Policisë se ka shfrytëzuar rrugën dytësore për të hyrë në Kosovë.
Kurse, pas intervistimit është liruar dhe po ndiqet penalisht.