Në shkollat në Kosovë ka rënë numri nxënësve dhe mësuesve të infektuar me coronavirus, por për 22 shkolla po vazhdon mësimi online.
Zëdhënësja e ministria e arsimit Iliriana Pylla deklaroi se numri i nxënësve aktiv me coronavirus është 2 mijë e 768.
Numri i nxënësve me coronavirus ka shënuar rënie krahasuar me ditët tjera.
Ndërsa duhet të theksuar se problematike ngelet fakti që stafi pedagogjik, ku theksohet se rreth 800 mësues janë të infektuar, kjo gjë bllokon procesin e mësimdhënies.