Dy vëllezërit që akuzohen për vrasjen e taksistit Avdulla Budlla në Rinas janë dënuar me 37 vite burg. Gjykata e Tiranës ka dënuar dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera, për vrasje me paramendim. Ata dyshonin se nëna e tyre kishte lidhje sentimentale me viktimën. Po ashtu në zonën ku ata banonin qarkullonin thashetheme për këtë histori. Në këto rrethana ata vranë me breshëri plumbash taksistin.
Avdulla Budlla 71 vjeç baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit në zonën e Fushë Prezës në aksin që lidhet me aeroportin e Rinasit, ku edhe ishte parkuar me mjetin e tij si çdo ditë punë. Ndaj tij u afrua një mjet tip “Volkswagen”, dhe qëlloi me breshëri disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Në vendngjarje nuk u gjet asnjë gëzhojë edhe pse ndaj tij ishte shtënë disa herë. /5pytje.al









