-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti tragjik u mori jetën 2 fëmijëve, babai i dehur u arrestua

Kryesoret

Janë arrestuar dy shoferët të cilët shkaktuan një aksident tragjik dy ditë më parë në Durrës. Në pranga kanë rënë Xhoni Muço 22-vjeç dhe  Sokol Kovaci 47-vjeç.

Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e së martës në aksin rrugor ura e Dajlanit-Shkozet. I dehur në timon, 22-vjeçari Xhoni Muço ka përplasur motorçikletën e drejtuar nga Sokol Kovaçi, ku në të ishin edhe 4 fëmijë të tij, dy prej të cilëve fatkeqësisht ndërruan jetë. 15 vjeçari Franci Kovaçi humbi jetën në vend, ndërsa 13 vjeçari, Danjel Habibi ndërroi jetë pas disa orës në spitalin e Durrësit.

Policia tha se Xhoni Muço duke drejtuar “Fordin” po lëvizte nga Ura e Dajlanit në drejtim të Shkozetit dhe rreth orës 22:40 ka përplasur motoçiklete pa targa, të modifikuar me karrocë, ku gjendeshin të miturit. Policia shtoi se 22-vjeçari i është bërë testi i alkoolit me DRAGER ku ka rezultuar në gjendje të dehur. Po kështu i dehur ka rezultuar edhe drejtuesi i motoçikletës Sokol Kovaci, i cili humbi të birin në këtë aksident.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit