I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, në fund të vizitës së tij në Beograd tha se u kishte thënë liderëve serbë se Londra mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Emërimi im është një shenjë e përkushtimit tonë për një të ardhme të sigurt, të qëndrueshme të këtij rajoni të rëndësishëm”, tha Peachi përmes një videomesazhi në Twitter.
Ai tha se ka takuar liderët shtetërorë të shtetit të Serbisë gjatë vizitës në këtë vend, me të cilët ka folur për rajonin dhe sfidat më të gjera të sigurisë ndërkombëtare.