Ish-ministri i Drejtësisë Shefqet Muçi tha se zgjatja e afatit të organeve të vetingut që u votua sot në Kuvend ishte i domosdoshëm.
Sipas tij, KLGJ dhe KLP mund të merret, por nëse do të kishin mbetur pak gjyqtarë dhe prokurorë për t’u vetuar, ndërsa aktualisht janë edhe gjysma.
“Pavarësisht nga mangësitë çështja nuk mund të mbetet në mes të rrugës. Derisa ka filluar kjo reformë me të metat apo jo duhet çuar deri në fund. KLP dhe KLGJ mund të merret, por vetëm nëse ka mbetur një numër i vogël gjyqtarësh dhe prokurorëve këta janë akoma gjysma”, tha ai.
Juristi vuri në dukje më tej se një nga problemet e këtij procesi është zgjatja dhe zvarritja.
“Jo vetëm ne juristët, por edhe persona të tjerë madje edhe Venecia e ka thënë që kjo është një reformë e veçantë që se ka bërë asnjë vend i botës. Reformat kanë dy qëllime; të rrisin cilësinë e punë dhe të shpejtojnë zgjidhjen e problemeve. Kjo reformë u bën një pengesë e madhe për zgjidhjen e halleve të qytetarëve.
Po të shikonit edhe zoti Basha sot fliste me superlativa për organet e drejtësisë. Dmth që ka ecur përpara. Kjo reformë ka probleme të mëdha, qoftë për zvarritjet dhe të tjerat”, u shpreh ai.
/5pyetjet.al