-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tan Brama bën deklaratën e fortë per Encën dhe zbulon projektin me Ilirin

Kryesoret

Tan Brama ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon my French” së bashku me disa ish-banorë të tjerë të “Big Brother Albania”.

Ai është përfolur shumë për 4 milionë ndjekësit e tij në “Instagram” që kanë tërhequr vëmendjen e njerëzve duke menduar nuk janë realë.

Lidhur me këtë gjë, Tani tha se ndjekësit e tij i ka si rrjedhojë të projekteve të ndryshme.

“Kur i kishte 2 milion ndjekës Enca, uau Enca me ndjekës arabë, andej- këndej. Kujdesen dy shokë për Instagramin tim, ma menaxhojnë mirë. (qesh) Unë bëj dhe workshop-e, njoh shumë njerëz”, tha ai.

Lidhur me debatin e Einxhel dhe Donaldit, Tan Brama tregoi se një këngëtare shumë e njohur shqiptare nuk e ka paguar.

“Kam patur 2-3 raste. Rasti më i fundit ishte në qershor me një divë që vetëquhet. Kishte dhe një koncert para dy- tre muajsh. As familjen nuk e çova në pushime duke u marrë me të. Duhet ta paguash tjetrin, jo ti hedhësh një vlerë qesharake. Kur e ke mikeshë ose mik nuk e diskuton paraprakisht. Pastaj më tha shiko se nuk kam mundësi, dështova. Më premtoi që do më merrte sërish, në koncertin tjetër kishte marrë dy të tjerë, miqtë e mi”, u shpreh Brama.

Tani gjithashtu zbuloi se mund të na presë një surprizë shumë e bukur lidhur me profesionin e tij.

“Pse jo me Ilirin ndonjë projekt. Kemi folur dhe brenda shtëpisë për këtë”.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit