-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

500 mijë vaksinat e premtuara nga Biden, sot i jepen Kosovës

Kryesoret

Kosova merr sot një donacion prej mbi 500 mijë vaksinash Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Drin Podrimçaku.

“Sot, Kosova merr kontingjentin prej 515,970 doza të Pfizer, të premtuara nga Presidenti Biden përmes mekanizmit COVAX. Përherë mirënjohës ndaj miqve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Vaksinat janë mjeti ynë më i mirë për të shpëtuar jetë, për të mbrojtur ekonominë dhe mënyra jonë më e mirë për t’u kthyer te njerëzit, vendet dhe gjërat që duam. Për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të tjerët në vijën e parë të përballjes me pandeminë që janë vaksinuar: Faleminderit. Le të ndjekim të gjithë shembullin e tyre”, shkruan ai në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit