-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet avokati i Izet Haxhisë: Vendimi i padrejtë, hyri politika në mes

Kryesoret

Avokati i së Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka reaguar pas vendimit të gjykatës për dënimin me 21 vite burg për ish truprojnë e Berishës, duke e quajtur në process të ndikuar politikisht.

Beqiri paralajmëroi apelimin e vendimit të dhënë sot nga Gjykata e Tiranës.

Ndër të tjera në fjalën e tij i bëri mbrojtjen klientit, duke përsëritur edhe njëherë se Haxhia nuk kishte lidhje me ngjarjen e ndodhur jashtë selisë së Partisë Demokratike.

“Unë nuk flas thjesht si avokat, i kam kërkuar që përpara se ta merrja në mbrojtje, të më deklaronte të gjithë ngjarjen. Më tha se nëse nuk e ke bindjen që ngjarja është kështu, mos e merr përsipër si çështje. Pasi filloi rigjykimi i çështjës, Gjykata tregoi se e kishte të paragjykuar çështjen, vendimi është rrjedhojë e ndikimit të politikës nga të dyja krahët. Pra ishte e ndikuar qysh nga momenti i hedhjes së shortit, që maksimumi që mund të bënte gjykata i dhanë një dënim 4 vite më të ulët. Në momentin e vrasjes së Azem Hajdarit, Izet Haxhia ka qenë së bashku me 20 persona të tjerë, që për rolin që kanë pasur, kanë ndejtur së bashku me një mori njerëzish, kanë pasur të njëjtin ‘rol’ si Haxhia, që kanë ndejtur me vrasësin, por pa qenë në dijeni të planeve të tij. Izet Haxhia nuk ka qenë fare në vendin ku u vra Azem Hajdari, dhe as e ka nxjerrë në pritë me radiomarrëse.  Nga rigjykimi doli se Izet Haxhia nuk e kishte takuar prej kohësh Azem Hajdarin dhe as e kishte nxjerrë në pritë. Raporti i SHIK ishte i plotë se kush e ka nxjerrë në pritë Azem Hajdarin, dhe vetë Berisha e ka shfajësuar Izet Haxhinë, pavarësisht përplasjeve që ata kanë pasur,”- tha Beqiri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit