-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kylie Jenner zbulon emrin e bebit

Kryesoret

As Angel, as Valentine, as Rainbow. Këtë herë, fansat e Kylie Jenner gabuan. Përmes një postimi në Instagram, ajo zbuloi emrin e bebit numër 2.

”Wolf Webster” shkruan Kylie. 

Wolf erdhi në jetë më 2 shkurt. “2/2/22” shkroi ajo në foton ku dukej dora e të porsalindurit bashkuar me të sajën.

Fotoja e publikuar ishte thuajse e njëjtë me atë që publikoi rreth 4 vite më parë kur lindi Stormi.

“Ajo është përpjekur prej kohësh që Stormi të ketë një vëlla ose motër. E do shumë mëmësinë dhe është më shumë se e lumtur që është sërish shtatzënë. Gjithë këtë periudhë e ka kaluar me miqtë e ngushtë dhe familjarët.”- u shprehën pak kohë më parë burimë për People.

Në fakt, Kylie dhe Travis kanë folur për një bebush të dytë pak muaj pas ardhjes në jetë të Stormi-it.

“Unë sigurisht që dua më shumë fëmijë, por pyetja është se kur? Unë dua të kem 7 vajza dhe pastaj mund të konsideroj një djalë.”- u shpreh Kylie kur Stormi ishte ende 7 muajshe, pa e ditur se pak vite më vonë do të vinte një bebush.

Kylie Jenner zbulon emrin e bebit

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit