-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Latifi: Masat e mëparshme anti COVID, u keqkuptuan

Kryesoret

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se masat kufizuese anti-COVID e para disa javëve janë keqkuptuar shumë. Ai tha se nëse vazhdon situata epidemiologjike të përmirësohet atëherë do të hiqen të gjitha masat.

Latifi ka komentuar masat kufizuese që kishin vendosur më herët, ku qytetarët të cilët kanë tentuar të hyjnë në territorin e Kosovës është dashtë të posedojnë tri vaksina, apo dy vaksina dhe testin negativ për koronavirus.

“Janë ndaluar për shkak se nuk kanë pasur tri vaksina, ose dy vaksina plus testin. Ai që ka pasur tri vaksina ka hyrë lirshëm, pa asnjë problem. Shtetet tjera duke futur këtu edhe Maqedoninë e Veriut e ka shëndetësinë në nivel më të mirë se ne, spitalet më në nivel se ne, përndryshe ne nuk kishim shkuar shumica e kosovarëve në Maqedoninë e Veriut”, është deklaruar ai.

Ministri Latifi ka thënë se asnjë pacienti të sëmurë nuk i është ndaluar hyrja në Kosovë.

“Asnjë i sëmurë nuk i është ndaluar hyrja në Kosovë. Gjendjen qysh e kemi unë besoj që ka me u përmirësuar, e nëse përmirësohet dukshëm ne do t’i heqim të gjitha masat”, theksoi ai.

Latifi ka pohuar se të gjitha vendimet që i marrin janë në baza shkencore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit