-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pritë në mesnatë në Poliçan! Shoferi nxirret me dhunë dhe i merret makina

Kryesoret

Dy persona janë arrestuar pasi gjatë natës në vendin e quajtur “Përroi i Xhenjos” në Poliçan i kanë bërë pritë, kanë zbritur me dhunë nga mjeti i tij, A. B., dhe pasi i kanë marrë mjetin janë larguar me shpejtësi.

Policia pas njoftimit ka organizuar punën duke ushtruar kontrolle dhe si rezultat kanë bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e autorëve, të cilët në tentativë për t’iu larguar shërbimeve të Policisë, janë përplasur me murin anësor të rrugës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve V. K., 36 vjeç, banues në Poliçan dhe R. Z., 54 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit