-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari arrin në Selanik: Grekun nuk e qëllova unë, në atdhe ika me babin dhe gjyshen

Kryesoret

U vetëdorëzua dje 20 vjeçari që akuzohet për ngjarjen e rëndë të 2 shkurtit në Greqi, ai foli për televizioni ‘Alpha Tv’, ku tregoj detajet e ngjarjes dhe mohoi që ta kishte kryer ai krimin

“Pashë lajmet pas ngjarjes dhe u tremba. Do ikte babi me gjyshen në Shqipëri dhe mendova të ikja dhe unë. Nuk kam qenë kurë në një pozitë të tillë dhe as nuk kam dashur, ndaj kisha frikë. Ishte vendimi im, nuk më ndihmoj askush. Babit nuk i tregova asgjë lidhur me këtë kur u nisëm, e mori vesh kur ishin këtej.”

Ai i cilësoi ditët e fundit si “aventurë të frikshme”, ndërsa i kërkoi familjes së tij të qëndrojë e fortë në këtë situatë të pazakontë që ndodhet.

“Kjo që po përjetoj këto ditë është një aventurë për jetën time dhe kam shumë frikë. Nga thellësia e zemrës sime dua të ngushëlloj familjen. Jam penduar. Nëse do të ndryshoja diçka, do të ishte të mos shkoja më në stadium. Familja ime duhet të qëndroj e fortë. Ndihem keq me gjithçka që ndodhi nuk e prisja të merrte përmasa të tilla. Doja që në fillim të kthehesha në Greqi. Tani dua të përballem me drejtësinë. Dua të kërkoj falje nga prindërit e djalit që u vra. Ika në Shqipëri sepse kisha frikë, kam akoma frikë.”, tha shqiptari.

Kujtojmë se shqiptari Roxhers Demirazi i përfshirë në vrasjen e 19-vjeçarit në Selanik, i cili u arratis në vendin tonë disa ditë më parë me qëllim shmangien e përballjes së tij me drejtësinë, u vetëdorëzua në policinë e Korçës mesditën e djeshme. Ai kërkoi të transferohej në Selanik, për të treguar gjithçka që ndodhi orët e para të mëngjesit të dy shkurtit.

Ai tha në gjykatë se pavarësisht se pavarësisht se ishte pjesë e bandës së huliganëve njeri prej të cilëve i mori jetën Alkis, nuk qëlloi asnjë person.

 “Isha në sediljen mbrapa të njërës prej makinave. Nuk kisha me vete asnjë mjet, nuk godita askënd. Unë thjesht ndoqa disa persona, por asgjë më shumë.”, tha ai. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit