Teksa po bisedonin në një moment moderatorja iu ul në prehër partnerin të saj dhe i tha se e kishte marrë shumë malli për të fjetur bashkë dhe i mungonin çastet kur shtriheshin së bashku në një shtrat.
Gjithashtu ajo e pyeti nëse ishte prezantuar me babain e saj, por DJ Dagz tha se po pret momentin kur Einxhel ta takojë vetë me të.
Biseda:
Dj Dagz: E di kush është më e keqja, që do iki të fle vetëm
Einxhel Shkira: Si do fle, ti do ikësh por unë që do vazhdoj të rri këtu të flej vetëm.
Dj Dagz: Edhe 1 javë
Einxhel Shkira: Më ka marrë shumë malli të fle gjumë me ty. Vërtet, ka qenë e vetmja periudhë që kam fjetur e qetë, kam bërë gjumë. Flinim bashkë dhe s’na shkonte mendja të ngriheshim. Momentet kur flinim bashkë ishin. E takove babin tek spitali?
Dj Dagz: E di kur do e takoj? Kur kemi qenë tek dhoma e rrëfimit, që t’i ke thënë që dëshiron t’ia prezantosh vetë babit mashkullin e duhur. Atë po pres unë
Einxhel Shkira: Mendova që do kishe rastisur tek spitali
Dj Dagz: Jo