Me një mijë euro në xhep mund të blesh një makinë të mirë. Në tregun grek janë të shumta automjetet, e llojeve të ndryshme që shiten me një çmim shumë të lirë.
“Për një shumë prej 1000 euro mund të merret një Mercedes-Benz 190, plotësisht funksional i viteve 1990” shkruan faqja carandmotor.gr.
Por jo vetëm “Benz”. Në tregun e vendit fqinj me të njëjtin çmim mund të gjenden dhe makina Alfa Romeo, Peugeot, Lancia, etj.