-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jeni me Omicron? “Hileja” e virusit dhe rruga e vetme që ju shpëton

Kryesoret

Varianti Omicron i COVID-19 ende vijon që të jetë shqetësues duke rritur numrin e të infektuarve në të gjithë botën. Simptomat e Omicron janë mjaft të ngjashme me ato të ftohjes së zakonshme dhe ndaj ka shumë qytetarë që nuk mund ta kuptojnë nëse janë infektuar me koronavirus apo ndonjë virus tjetër sezonal.

Cilat janë simptomat e Omicron?

Mjekët kanë regjistruar një sërë simptomash që lidhen drejtpërdrejt me infeksionin Covid-19, si kollë, lodhje, ethe, gulçim, humbje të nuhatjes dhe shijes.

Por simptomat janë të ndryshme midis atyre që nuk janë vaksinuar, atyre që janë vaksinuar me dy doza dhe atyre që kanë pasur një dozë përforcuese. Për shembull, ata që vaksinohen me dy ose tre doza nuk kanë shpesh temperaturë.

A është Omicron i butë apo ndihmon imuniteti?

Shumë pyesin gjithashtu nëse simptomat më të lehta lidhen me vetë mutacionin Omicron ose me faktin që pacientët tashmë janë vaksinuar?

Shkencëtarët përgjigjen se mund të mos jetë faji i mutacionit, por i natyrës njerëzore pasi ne kemi fituar tashmë një lloj imuniteti ndaj infeksionit Covid-19 dhe për këtë arsye trupi ynë ka “përvojë” në menaxhimin e tij. Pra, ai e trajton atë si një ftohje të zakonshme.

Si sëmuren të pavaksinuarit?

Tek njerëzit që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19, Omicron ka simptoma të ngjashme me Delta dhe variantet e mëparshme të koronavirusit. Kjo praktikisht do të thotë se mund të shkaktojë sëmundje serioze me nevojën për shtrimin në spital dhe madje shtrimin në Njësinë e Kujdesit Intensiv (ICU) apo edhe vdekje.

Pra, një person i pavaksinuar nuk duhet ta konsiderojë mutacionin Omicron një ftohje të zakonshme sepse nuk është kështu. Omicron mund të shkaktojë pneumoni dhe tek individët e pavaksinuar janë raportuar simptoma të tilla.

Çfarë duhet të dinë personat e vaksinuar?

Personat e vaksinuar që kanë simptoma të ftohjes së zakonshme mund të kenë Covid-19 dhe duhet patjetër të bëjnë të paktën një test të shpejtë.

Në rast të një rezultati pozitiv, lajmi i mirë është se sëmundja do të përparojë lehtë dhe ata do të mund të shërohen për rreth një javë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit