Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç sot do të qëndrojë në Prishtinë. Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Kuvendit, ku thuhet se kryetari, Glauk Konjufca, do të takohet me ish-presidentin e Kroacisë.
Takimi do të zhvillohet në kabinetin e kryetarit të Kuvendit në orën 11:00.
”Agjenda e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për ditën e shtunë, 12 shkurt 2022. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiç”, thuhet në njoftim.
Mesiç ishte president i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010. Gjithashtu, ishte një nga figurat më të zëshme në Ballkan pro pavarësisë së Kosovës.