Në fjalën e tij një nga protestuesit e “5 majit” u shpreh se ata kishin deklaruar orën dhe vendin ku do të protestonin, po ashtu kishin marrë edhe miratimin nga organet përkatëse.
Po ashtu ata thanë që policia paguhet dhe ja “bëjmë hallal” situatën që krijuan, edhe pse policia duhet të kishte marrë masa paraprake për devijimin e trafikut.
Gjithashtu tensioni u shfaq edhe midis makinave që prisnin të kalonin dhe protestuesve, por me një lëshim nga ana e banorëve rruga po fillon të lirohet.
/5pyetjet.al