-sidi education-spot_img
22.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Prrenjas pas 11 ditësh bllokimi, hapet rruga provizore

Kryesoret

Pasi ka qëndruar e bllokuar për 11 ditë, aksesi Librazhd-Prrenjas do të rinisë qarkullimin sot, më 3 mars 2026, në orën 12:00, përmes një rruge provizore të ndërtuar nga ARRSH.

Kjo rrugë lidh Korridorin VIII me segmentin e rrugës ekzistuese që u shemb, duke mundësuar kalimin e mjeteve të të gjitha llojeve.

Pavarësisht se do të jetë i paasfaltuar për momentin, kalimi do të realizohet me sinjalistikën e vendosur dhe udhëzimet e Policisë Rrugore për një kalim të sigurt.

Qarkullimi do të kryhet me sinjalistikë kantieri.

“Sot, datë 03.03.2026, ora 12:00, rikthehet qarkullimi për të gjitha mjetet në aksin Librazhd–Prrenjas, i cili ishte i bllokuar si pasojë e rrëshqitjes në zonën “Arrat e Gurrës”. Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës. Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar. Duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë përdoruesit e rrugës si dhe banorëve të zonës, u bëjmë thirrje të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftim. Segmenti 1.3 km i rrugës alternative (jo provizore) do të ndërtohet përkrah hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin. Ky segment kalon pjesën e erozionit dhe ruan një pjerrësi të përshtatshme dhe të sigurt për kalimin e mjeteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit