Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një deklaratë të bërë gjatë një interviste për televizionin Apollon.
Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se ata që nuk e duan President janë dhunuesit e të drejtave të shqiptarëve.
Sipas Metës, kush synonte ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe kush është pro “Ballkanit të Hapur” nuk e duan në Presidencë.
Postimi i Ilir Metës:
Nuk më duan President dhunuesit e të drejtave të shqiptarëve, kush synonte ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe kush është pro “Ballkanit të Hapur”.
/5Pyetjet.al